TERMAT DHE KUSHTET
Sapo ju te keni klikuar butonin DERGO , ju keni dhene pelqimin paraprak per te pranuar telefonata, sms apo marketing digital ne forma te ndryshme nga ARRK L.L.C. në numrin e telefonit tuaj.
Me qëllim të marketingut të drejtpërdrejtë , ne do të përdorim vetëm numrin e telefonit tuaj, me qëllim dergimin e ofertave nga ARRK L.L.C.
Ju keni te drejte ne cdo kohe te c'abonoheni (tërhiqni pelqimin) dhe menjehere do te nderpresim dergimin e ofertave ne numrin tuaj ne te gjitha menyrat .
C'abonimin mund ta beni në momentin kur do të telefonoheni apo pranoni sms nga ARRK L.L.C. duke shkruar ne e-mail adresen tone abonohuabonohu@gmail.com
MARKETINGU I DREJTPËRDREJTË
Neni 73 Të drejtat dhe përgjegjësitë e kontrolluesve të të dhënave
1. Kontrolluesit e të dhënave mund të përdorin të dhënat personale që ata i kanë siguruar nga burimet publike të qasshme ose brenda kufijve të kryerjes së ligjshme të aktiviteteve për qëllime të ofrimit të mallrave, shërbimeve, punësimit ose kryerjes së përkohshme të punës përmes përdorimit të shërbimeve postare, thirrjeve telefonike, postës elektronike ose mënyrave të tjera të telekomunikimit (më tutje në tekst: marketingu i drejtpërdrejtë) në pajtim me dispozitat e këtij kreu, përveç nëse me ligjin përkatës është paraparë ndryshe.
2. Për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, kontrolluesit e të dhënave mund të përdorin vetëm të dhënat personale të grumbulluara në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni: emrin personal, adresën e vendbanimit të përhershëm ose të përkohshëm, numrin e telefonit, adresën e postës elektronike (e-mail). Me qëllim të marketingut të drejtpërdrejtë , ne do të përdorim vetëm numrin e telefonit tuaj.
Në bazë të pëlqimit paraprak të subjektit të të dhënave, kontrolluesit e të dhënave mund të përpunojnë të dhëna të tjera personale, por të dhënat personale të ndjeshme mund t’i përpunojnë vetëm nëse ata e posedojnë pëlqimin me shkrim.
3. Kur kontrolluesit e të dhënave kryejnë marketing të drejtpërdrejtë, duhet t’i informojnë subjektet e të dhënave për të drejtat e tyre sipas dispozitave të këtij ligji.
4. Nëse kontrolluesit e të dhënave kanë për qëllim të zbulojnë të dhëna personale nga paragrafi 2. i këtij neni, te marrësit e tjerë të të dhënave për qëllim të marketingut të drejtpërdrejtë, ose tek përpunuesit e të dhënave, ata janë të detyruar që të informojnë subjektin e të dhënave dhe të marrin pëlqimin me shkrim të tij ose të saj para se të zbulohen të dhënat e tilla. Njoftimi për subjektin e të dhënave lidhur me zbulimin në fjalë duhet të përmbajë të gjitha informacionet që synohen të zbulohen si dhe kujt dhe për çfarë qëllimi. Shpenzimet e njoftimit mbulohen nga kontrolluesi i të dhënave.
Neni 74 E drejta për kundërshtim
1. Subjekti i të dhënave, në çdo kohë mund të kërkojë me shkrim që kontrolluesit e të dhënave të ndërpresin në mënyrë të përhershme ose të përkohshme përdorimin e të dhënave personale të tij ose të saj për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.
Brenda tetë (8) ditëve pas pranimit të kundërshtimit nga subjekti i të dhënave, ne do të ndalojmë përdorimin e të dhënave personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë dhe brenda pesë (5) ditëve pasuese ne do të informojnë me shkrim subjektin e të dhënave për aprovimin e kërkesës së tyre.
2. Shpenzimet për veprimet e kontrolluesit të të dhënave në lidhje me kërkesën nga paragrafi 1 i këtij neni i bartë kontrolluesi i të dhënave.